Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet.
Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese.
Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e Kosovës.
Kujtojmë se mbrëmë KFOR reagoi me situatën e krijuar, duke thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit.
Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. /