RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mjekja kardiologe tregon si te shpetoni nga infakti kur laheni ne det

mjekja-kardiologe-tregon-si-te-shpetoni-nga-infakti-kur-laheni-ne-det

Çdo vit ka humbje jete ne plazhe nga ataku kardiak. Ndaj duhet te jemi me te kujdesshem dhe te marrim keshilla nga ekpertet qe pushimet tona te mos kthehen ne tragjedi.

Mjekja kardiologe Dr. Daniela Teferici ka thene se:“Temperaturat ekstreme janë gjithmonë të dëmshme. I ftohti i nxjerr më shpejt simptomat, ndërsa i nxehti më tepër lidhet me uljen e tensionit arterial dhe goditjet nga i nxehti.

Këshilla e parandalimit të një arresti kardiak është të mos futesh në det menjëherë, duke kaluar nga një temperaturë e nxehtë e trupit në një temperaturë të ftohtë. Kjo mund të sjell një aritmi vdekjeprurëse, e cila në rastet fatale kur personi është thell në det nuk arrin të shpëtoj. Megjithatë personat që e dinë problemin e tyre me zemrën tregojnë kujdes të shtuar ndaj daljes së tyre në plazhe.

Ndër këshillat e tjera do të rendisja të shmangim daljet në diell gjatë pikut të temperaturave. Mos të futemi në det menjëherë pas të ngrënit, si dhe një shenjë sado e vogël në kraharor të mos e neglizhojmë, por të kryejmë kontrollin e nevojshëm mjekësor.”

Related posts

Katër gjëra që mund të ndihmojnë kundër gërhitjes

admin

Pse punët e natës nxisin diabetin dhe obezitetin?

RTI

Ky frut veror bën mrekullinë për shëndetin nëse konsumohet me stomak bosh

admin