RTV AHIRETI
Uncategorized

Moment historik në Taranto, Prishtina merr zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare –

moment-historik-ne-taranto,-prishtina-merr-zyrtarisht-flamurin-e-lojerave-mesdhetare-–

Një moment historik për Kosovën është shënuar të enjten mbrëma në Taranto të Italisë, ku flamuri i Lojërave Mesdhetare iu dorëzua zyrtarisht Prishtinës, nikoqire e edicionit të vitit 2030.

Ceremonia simbolike e kalimit të organizimit te Kosova u zhvillua para më shumë se 20 mijë shikuesve në stadium.

Flamurin e Lojërave Mesdhetare e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të përgatitjeve për “Prishtina 2030”.

Një moment tjetër simbolik ishte ngritja e flamurit të Kosovës përkrah atij të Italisë dhe flamurit të Lojërave Mesdhetare. Flamurin shtetëror e dorëzoi basketbollisti Adhurim Alijaj, ndërsa ngritja e tij u shoqërua me intonimin e himnit të Kosovës.

Gjatë ceremonisë u shfaq edhe videoja promovuese e “Prishtina 2030”, përmes së cilës Kosova dhe kryeqyteti u prezantuan si nikoqirët e ardhshëm të kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Në ceremoninë mbyllëse të “Taranto 2026”, flamurin e Kosovës e bartën karateistët Islam Selmani dhe Fortesa Orana.

Në stadium ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga presidenti Ismet Krasniqi.

Pas përfundimit të edicionit “Taranto 2026”, vëmendja zhvendoset drejt Prishtinës, e cila më 2030 do t’i presë sportistët nga vendet e Mesdheut.





Related posts

KFOR: Carabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicën e Veriut për siguri dhe lëvizje të lirë

Kushtrim Guraj

Why Did No One Tell Me Sooner? Three Pieces of Advice for Early Career Professionals

Meet the 2024 WE Local U.S. Keynote Speakers