RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

mpb-ja-per-sulmin-ne-mitrovicen-e-veriut:-serbia-po-tenton-ta-eskaloje-situaten

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MPB-ja i ka quajtur këto sulme terroriste.

Bëhet e ditur se Policia ka marrë masat e menjëhershme për hetimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

“Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Related posts

ISIL merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan që vrau 54 njerëz

admin

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025

RTI

Dhjetëra mijëra izraelitë në rrugët e Tel Avivit kundër reformës gjyqësore

rezart morina