RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

murati:-be-s’e-lejoi-kosoven-pa-fusnote-ne-konferencen-e-donatoreve

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konference donatorësh për tërmetin në Turqi dhe Siri.

Sipas Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekurani Muratit aty nuk është respektuar si duhet Republika e Kosovës. Ai në Twitter ka shkruar se BE ia ka pamundësuar pjesëmarrjen Kosovës duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

It took changing three airplanes to make it to Brussels today to participate in the donor conference in support of people of and affected by the devastating earthquakes. The government of Kosova wants to pledge financial support and be part of all intl. efforts to help.

— Hekuran Murati (@HekuranMurati) March 20, 2023
”U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha ndërkombëtareve. përpjekjet për të ndihmuar“, ka deklaruar Murati.

Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete të BE-së, por as një pjesë e shteteve të botës si Rusia, Kina, India, Brazili, etj.

Related posts

Kina po përgatit ushtrinë e saj për luftë me Tajvanin

admin

Osmani pret në takim komandantin e KFOR-it: Kosovën e mbrojmë bashkë me aleatë

admin

Izraeli vazhdon bombardimet intensive, përfshirë edhe në zonat ku urdhëroi evakuimet

Muhamet Ramadani