RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: S’ka paga për grevistët

murati:-s’ka-paga-per-grevistet

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka prezantuar pikat e pakos për përballjen me inflacionin,

Murati ka thënë se pagat e sektorit publik janë procesuar për ata që kanë punuar me orar të plotë. Teksa, ka treguar se 50 euro e zotuara nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë janë procesuar pagat dhe kjo do të ndodhë në formë retroaktive në muajin tetor.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.

Related posts

Greqi: Priten temperatura deri në 45 gradë Celsius në disa rajone

admin

Portugalia në alarm, fillon përgatitjet për valën e tretë të të nxehtit

admin

KOSTT: Nga sot rryma në veri paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të vendit

rezart morina