RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muslimanët në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin

muslimanet-ne-mbare-boten-festojne-kurban-bajramin

Muslimanët anekënd botës u mblodhën në xhamitë për të falur namazin e Bajramit në ditën e parë të festës katërditore të Kurban Bajramit, raporton Anadolu.

Këtë vit, Kurban Bajrami në shumicën e vendeve festohet të mërkurën, ndërsa në disa vende siç janë Pakistani dhe India, festa fillon një ditë më vonë.

Miliona muslimanë, duke përfshirë edhe haxhilerët që ndodhen në Mekë, u mblodhën në xhamitë më të afërta në mëngjes herët për faljen e namazit të Bajramit.

Pas namazit, shumë besimtarë filluan të therin kafshët e tyre, një ritual që përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij sipas urdhrit të Zotit.

Ndërkohë, miliona muslimanë që ndodhen në Mekë për të kryer Haxhin, morën pjesë edhe në ritualin e hedhjes së gurëve, në një përfaqësim simbolik të djallit si pjesë e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Nën masa të shtuara të sigurisë, namazi i Bajramit u fal edhe në Xhaminë Al-Aksa në Kuds.

Në qytete të shumta evropiane, muslimanët mbushën xhamitë, oborret e xhamive, madje në disa qytete u bllokuan edhe rrugët rreth xhamive nga numri i madh i besimtarëve.

Related posts

FOTO/ Pas betejave ligjore me gjyshen e tyre, tre fëmijët e Michael Jackson shfaqen si rrallëherë së bashku në muzikalin në nder të mbretit të popit

admin

OKB: Zvicra mbetet vendi më inovativ në botë

rezart morina

Pas disa orë kërkimesh, gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badocit

rezart morina