RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muslimanët në Perëndim, në këmbë për Ujgurët

muslimanet-ne-perendim,-ne-kembe-per-ujguret

Kjo fundjavë ka rëndësi të madhe për popullin e përvuajtur Ujgur pasi në shumë prej qendrave në vendet perëndimore organizohen demonstrata e aktivitete në mbështetje të kauzës së tyre.

Dita e premte i gjeti xhamitë e Kanadasë me organizimin për lutjet e përbashkëta për popullin Ujgur ku edhe ligjërimet si temë kishin çështjen e tyre. Data 31 Korrik është data kur në shumë shtete do të ketë protesta publike. Këto aksione do të organizohen përpara ambasadave dhe konsullatave kineze në Britani të Madhe (Londër, Mançester e Edinburg), Kanada (Toronto), SHBA (Uashington), Australi (Brisbane), Afrikë e Jugut dhe shumë të tjera. Gjithashtu do të ketë organizime të shumta në Turqi. Motoja e kësaj lëvizjeje është #Stand4Uyghur.
Fatkeqësisht në shumë prej shteteve islame nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje të ngjashme pasi kauza Ujgure nuk mbështetet nga qeveritë e këtyre vendeve.

Populli Ujgur për vite të tëra është duke kaluar në një gjenocid mbarëkombëtar ndaj tyre ku mbi një milion prej tyre mbahen në kampet e ndalimit dhe burgjet e “riedukimit”. Autoritetet kineze kanë imponuar ndaj tyre punën e detyrueshme, internimin masiv, kontrollin e natalitetit, fshirjen e identitetit fetar dhe kulturor, ndarjen e fëmijëve nga prindërit, përdhunimet etj. Veprime tjera përfshijnë kontrollin e rreptë ndaj tyre me forcat ushtarake e policore, kamerat e avancuara të shpërndara në tërë rajonin, rrënimin e xhamive, mos lejimin e organizimeve të tyre kulturore e fetare etj.

Populli Ujgur se bashku me popullin Rohinga (në Mianmar) është duke kaluar sfidën më të vështirë të ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar dhe fetar në historinë moderne. /mesazhi

Related posts

Arratiset i burgosuri në Kosovë, pezullohen nga puna dy zyrtarë

admin

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme

admin

Digjet automjeti i zyrtarit serb në veri në Kosovë, detaje

admin