RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Myftiu Tërnava: “Bashkëndiejmë dhembje me popullin turk”

myftiu-ternava:-“bashkendiejme-dhembje-me-popullin-turk”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Kosovë, për të shprehur ngushëllime për viktimat e tërmeteve që ndodhën para disa ditëve në disa zona të Turqisë.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite takoi edhe zv.ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Seyda Cimeli Aydin.

Ai tha se ne bashkëndiejmë dhembje me gjithë popullin turk, duke lutur Zotin që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarve t’u japë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave t’u japë durim që ta përballojnë sa më lehtë këtë sprovë.

Po ashtu, për të shprehur ngushëllime, Myftiu Tërnava qe për vizitë edhe në Zyrën për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, z. Bunjamin Albayrak.

Related posts

Aksident i rëndë në Prishtinë, një viktimë dhe 14 të plagosur pas përplasjes së autobusit me makinën

admin

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

RTI

Merdara e Bërnjaku të mbyllura, Jarinje ende e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

rezart morina