RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, rreshteri këndon Kuran duke u shpëtuar nga rrënojat 104 orë pas tërmetit – VIDEO

turqi,-rreshteri-kendon-kuran-duke-u-shpetuar-nga-rrenojat-104-ore-pas-termetit-–-video

Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş në jug të Turqisë, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.

Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend.

Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Şırnak.

Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani i Shenjtë.

I plagosur nga rrënojat, Fırat falënderoi ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital me ambulancë pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore.

Përkthimi i dy ajeteve të fundit të sures el-Bekare në gjuhën shqipe është:

“I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: ‘Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë’”.

“All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar”.

Related posts

Pretendohet se Izraeli pas “15 marsit” do të fillojë përgatitjet për luftë kundër Libanit

admin

SHBA-të njoftojnë tarifa të reja për mikroçipat e importuar nga Kina, do hyjnë në fuqi në vitin 2027!

admin

Berlini i jep “dritën jeshile” Ukrainës që të përdorë armët gjermane kundër objektivave ruse

admin