RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nafta në Kosovë lirohet në 1.79 cent

nafta-ne-kosove-lirohet-ne-1.79-cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e hënë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.76 euro për litër, i gazit me 0.78 euro dhe i naftës ka rënë për 3 cent, pra sot tregtohet me 1.79 euro, shkruan Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Related posts

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Malishevë

rezart morina

OKB: Referendumet e Rusisë për të aneksuar territoret ukrainase janë joligjore

admin

Protesta të mësuesve në Hungari për paga të ulëta dhe orar të gjatë

admin