RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci: Mbi 300 mijë fëmijë filluan vitin e ri shkollor, s’ka shqetësime nga asnjë komunë

nagavci:-mbi-300-mije-femije-filluan-vitin-e-ri-shkollor,-s’ka-shqetesime-nga-asnje-komune

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka thënë se më shumë se 300 mijë fëmijë kanë filluar mësimin të hënën.

Gjatë vizitës në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë, Nagavci ka thënë se përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe furnizimi me tekste shkollore kanë shkuar mirë, e se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga komunat.

Ajo ka theksuar se për herë të parë, mësimi parashkollor është bërë obligativ në tërë Kosovën.

“Sivjet në të gjitha shkollat, në të gjitha komunat, për herë të parë është bërë i obligueshëm mësimi për fëmijët nga mosha pesë deri në gjashtë vjet, pra për parashkollorët. Ishim sot këtu në vizitën e parë, në klasën e parashkollorëve që të shohim se a kanë arritur suksesshëm që të bëhen përgatitjet”, ka thënë ajo, raportoi EO.

Tutje, Nagavci ka thënë se janë në kontakt me komunat, nga të cilat presin ditëve në vijim edhe raportet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se sipas informatave që kanë, edhe furnizimi me tekste shkollore ka shkuar mirë, pa ankesa nga asnjë komunë, ndërsa ato të prindërve janë duke u shqyrtuar.

“Jemi në kontakt me komunat. Deri më tani nuk kemi ndonjë kërkesë apo shqetësim nga komunat. Gjatë ditëve në vijim, presim raportet nga komunat për gjithçka, për furnizimin me tekste, për fillimin e vitit shkollor, numrin e nxënësve e kështu me radhë. Furnizimi me tekste shkollore kanë shkuar shumë mirë, sipas informatave. Nga asnjë komunë nuk kemi asnjë shqetësim. Kërkesat që janë paraqitur nga prindërit apo kujdestarët ligjorë janë duke u shqyrtuar”, ka thënë Nagavci.

Related posts

Sonny Bill Williams fiton betejën për të ndërtuar xhaminë në Sidnei – VIDEO

admin

Kompensimi i orëve të humbura në arsim, MASHTI dhe SBASHK-u sërish me mospajtime

admin

OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm

admin