RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi në Tiranë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas nga Kosova

sekuestrohen-10-mije-doza-ekstazi-ne-tirane,-arrestohen-pese-persona,-mes-tyre-dy-shtetas-nga-kosova

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tirane, ku bëhet me dije se janë sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Burime bëjnë me dije se pilulat e drogës ishin future në territorin shqiptar nga Kosova.

Sipas raportimeve të ABC News, në pranga kanë rënë pesë persona.

Të arrestuarit janë shtetasit M.R., B.M., K.P., A.M. dhe D.A.. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Related posts

Italia e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

admin

VIDEO/ Protesta të fuqishme në Madrid kundër kryeministrit Pedro Sanchez! Persona të maskuar kapen pranë shtëpisë së tij, u përpoqën të shkulnin dhe kangjellat

admin

Spanja dërgon ushtrinë për të ndihmuar në kontrollin e etheve afrikane të derrit në Barcelonë

RTI