RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NASA: Viti i kaluar ishte i pesti më i ngrohtë në historinë botërore

nasa:-viti-i-kaluar-ishte-i-pesti-me-i-ngrohte-ne-historine-boterore

Viti i kaluar ishte i pestë më i ngrohtë në rekord, dhe nëntë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga koha para-industriale, duke e vënë në rrezik serioz objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, thanë shkencëtarët amerikanë të enjten.

Viti i kaluar u lidh me 2015-ën si viti i pestë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1880, tha NASA.

Një rezultat i tillë u regjistrua pavarësisht pranisë së La Nina në Oqeanin Paqësor, i cili përgjithësisht ul pak temperaturat globale.

Temperatura mesatare globale tani është 1,1 deri në 1,2 gradë Celsius më e lartë se në kohët para-industriale.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA tha se viti 2022 renditet si viti i gjashtë më i ngrohtë që nga viti 1880.

Shkencëtarët e Bashkimit Evropian thanë këtë javë se 2022 është viti i pestë më i ngrohtë i regjistruar. /tch

Related posts

Ukrainë: Ka filluar shpërndarja e grurit me anije mallrash

admin

Kaos me shërbimin e uebit të “Cloudflare”, jashtë shërbimit interneti, rrjetet sociale dhe shumë faqe të tjera në të gjithë botën! Preket edhe Shqipëria

admin

25 vjet nga masakra në Rahovec, Hovenier në ceremoninë përkujtimore: SHBA qëndron krah popullit të Kosovës

admin