RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Thahen liqenet e lumenjtë në Irak, mungesa e ujit shqetësim serioz për fermerët

thahen-liqenet-e-lumenjte-ne-irak,-mungesa-e-ujit-shqetesim-serioz-per-fermeret

Iraku është duke u përballur me një katastrofë mjedisore si pasojë e tharjes së liqeneve dhe lumenjve. Mungesa e ujit është kthyer në shqetësimin kryesor teksa fermerët ngrenë alarmin për shkatërrimin e të mbjellave.

Rrënimi i afro 3,000 km katrorë i këtij ekosistemi unik në Irak është vlerësuar nga ambientalistët si një katastrofë mjedisore i paprecedentë. Lumenjtë dhe liqenet janë dukë u tharë ndërsa rezervat ujore janë përgjysmuar.

Provinca e Mosulit dhe zonat përreth, në dy sezone të njëpasnjëshme thatësire kanë sjellë shkatërrimin e 90% të të mbjellave duke tharë mijëra km sipërfaqe gruri dhe elbi.

Zyrtarët thonë se kjo situatë nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë edhe në sezonin e ardhshëm.

Fermerët u munduan të sigurojnë ujë përmes një mënyre alternative, duke hapur puse nëntokë, por përdorimi i parregullt i tyre ka sjellë një tjetër problem, rënien e cilësisë dhe nivelit të ujit.

Në rajonin jugor të Samawa, hapja e paligjshme e puseve ka sjellë tharjen totale të liqenit Sawa.

Ndërkohë stuhitë e rërës dhe gërryerja e tokës shkaktojnë dëmtimin e 40 mijë hektarëve tokë çdo vit.

Kjo situatë ka shqetësuar popullin e Irakut, i cili është tërësisht i varur nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat së bashku me lumenjtë e tjerë më të vegjël të cilët janë të domosdoshëm për ujitjen e tokave bujqësore. Mijëra njerëz kanë braktisur tokat e po zhvendosen në qytetet e mëdha.

Sipas raportit GEO-6 nga Programi Mjedisoi i OKB-së, Iraku klasifikohet si vendi i pestë më i kërcënuar nga uji dhe ushqimi.

Banka Botërore ka vlerësuar se deri në vitin 2050, temperaturat mesatare do të rriten me 2 gradë Celsius dhe reshjet do të ulen me 9%. /ora

Related posts

Rusia mobilizohet para ofensivës së re

admin

Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

rezart morina

Zhvillime edhe sot: Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin

admin