RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO zhvillon stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë mes tensioneve me Rusinë

nato-zhvillon-stervitjen-me-te-madhe-ajrore-ne-evrope-mes-tensioneve-me-rusine

Stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s, e cila do të zhvillohet në Evropë javën e ardhshme, do të demonstrojë unitetin, forcën dhe gatishmërinë e Aleancës, deklaroi sot ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, Amy Gutmann, raporton Anadolu.

“Kjo është një stërvitje që do të ishte absolutisht mbresëlënëse për këdo që do ta shohë”, deklaroi ambasadorja Gutmann në një konferencë për media në Berlin.

“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të vërente atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë fuqia e kësaj aleance dhe kjo përfshin (Vladimir) Putinin”, tha ajo.

Gutmann theksoi se SHBA-ja ka dërguar mbi 100 avionë dhe 2.000 trupa ushtarake në Evropë për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake, e cila do të mbahet nga 12 deri më 23 qershor.

“Air Defender 2023 është stërvitja më e madhe e dislokimit të fuqisë ajrore aleate në Evropë dhe në historinë e NATO-s. Kjo pa asnjë dyshim do të tregojë shkathtësinë dhe shpejtësinë e forcës sonë aleate në NATO”, tha ajo.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 10 mijë ushtarë nga 25 vende anëtare të NATO-s, të cilët do të ushtrojnë manovra mbrojtëse në hapësirën ajrore gjermane dhe evropiane.

Related posts

Iran – Katër të ekzekutuar për spiunazh për Izraelin

admin

Shefi i OKB-së denoncon ‘shkatërrimin’ në Ukrainë në sy të ministrit rus

rezart morina

Turqia vë në funksion gazin e saj natyror të Detit të Zi

rezart morina