RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre të lënduar nga një vetaksident në Klinë, një fëmijë dërgohet në QKUK

tre-te-lenduar-nga-nje-vetaksident-ne-kline,-nje-femije-dergohet-ne-qkuk

Si pasojë e një vetaksidenti me makinë, tre persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre një fëmijë, në Grabanicë të Klinës.

Rastin për teve1.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi, teksa bëri të ditur që fëmija është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë. Fëmija është dërguar për në QKUK me udhëzim të mjekut kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se organet kompetente janë në vendngjarje për të kuptuar shkakun se si ka ardhur deri te aksidenti.

Related posts

Kosovë, Osmani fton të enjten partitë në takim për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

admin

Kryeministri hungarez, Orban: Po bashkëpunojmë me Turqinë për të promovuar paqen në Ukrainë

admin

Vr’itet një tjetër gazetar në su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani