Ka vdekur Ramadan Nazifi, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit, Ramadan Nazifi, Ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, ish Ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe për shumë vite diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ramadani, me të cilin kisha krijuar një miqësi personale, ishte një diplomat i shquar dhe i përkushtuar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri.
Ngushëllime familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë!
U prehtë ne paqe!, ka shkruar ne rrjetet sociale Bujar Osmani