Monarkja më jetëgjatë e Britanisë, Mbretëresha Elizabeth II, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mbretëresha vdiq paqësisht” në Pallatin Balmoral në Skoci këtë pasdite, tha pallati.
Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet në Londër nesër.
Mbretëresha kishte probleme me lëvizjen dhe shëndetin për 12 muajt e fundit për shkak të moshës së shtyrë.
Asaj iu desh të anulonte shumë angazhime për shkak të problemeve dhe me këshillë mjekësore.
Paraqitja e saj e fundit publike ishte gjatë festimit të Jubileut të Platinumit në qershor, me rastin e 70-vjetorit të ngritjes në fronin britanik.
Një deklaratë më herët gjatë ditës u njoftua se mbretëresha ishte nën “mbikëqyrje mjekësore” në pronën e saj Balmoral në Aberdeenshire të Skocisë. /aa