RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ndërtimi i vendbanimeve kolone izraelite u rrit nën qeverinë Bennet”

“ndertimi-i-vendbanimeve-kolone-izraelite-u-rrit-nen-qeverine-bennet”

Ndërtimi i vendbanimeve izraelite kolone në Bregun Perëndimor të pushtuar u rrit nën qeverinë e kryeministrit Naftali Bennett, sipas një organizate mbikëqyrëse izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne mund të shohim një rritje prej 62 për qind në fillimin e ndërtimit të vendbanimeve me ardhjen e qeverisë së re, pavarësisht premtimit të saj se do të mbajë një status quo në çdo gjë në lidhje me pushtimin” tha në një deklaratë Peace Now, organziatë kundër vendbanimeve kolone.

Grupi tha se gjashtë pika të reja të paligjshme u ndërtuan nën qeverinë Bennett në El-Halil (Hebron), Jeriko, Betlehem dhe Luginën e Jordanit.

“Kjo qeveri gjithashtu ka çuar përpara një sërë planesh strategjikisht vdekjeprurëse që dëmtojnë veçanërisht mundësinë për zhvillimin dhe vazhdimësinë palestineze, zgjidhjen me dy shtete dhe arritjen e një marrëveshjeje politike”, thuhet më tej.

Të hënën, Bennett dhe partneri i tij i koalicionit, ministri i Jashtëm Yair Lapid, njoftuan një marrëveshje për të shpërndarë Knesset-in (Parlamentin e Izraelit) dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kto do të jenë zgjedhjet e pesta në Izrael në tre vjet e gjysmë.

Të dhënat izraelite dhe palestineze tregojnë se rreth 650.000 kolonë jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme. /aa

Related posts

Biden kërkon 13.7 miliardë dollarë më shumë për Ukrainën

admin

NYT: Izraeli ishte në dijeni të planit të Hamasit më shumë se një vit më parë

rezart morina

Atentatori i ish-presidentit Trump ishte i regjistruar si republikan

RTI