RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Afrikën e Jugut zbulohet rasti i parë i variantit Eris të COVID-19

ne-afriken-e-jugut-zbulohet-rasti-i-pare-i-variantit-eris-te-covid-19

Në Republikën e Afrikës së Jugut u zbulua rasti i parë i Eris (EG.5.1), një nënvariant i variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, informohet se në vend është zbuluar rasti i parë i Eris.

Po ashtu në deklaratë qytetarëve të Afrikës së Jugut u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 9 gusht publikoi një raport lidhur me variantin Eris.

Bazuar në provat aktuale, rreziku i shëndetit publik që përbën Eris u vlerësua si “i ulët në nivel global”, i ngjashëm me rrezikun e varianteve të tjera ekzistuese të COVID-19.

Gjithashtu u theksua se Eris në varësi të karakteristikave të tij mund të përhapet globalisht dhe mund të shkaktojë rritje të rasteve.

 

 

Related posts

Mircea Geoana lë postin e zëvendëssekretarit të NATO-s, do të garojë për president të Rumanisë

admin

Fundosja e jahtit në Siçili, mes të zhdukurve sipërmarrësi i teknologjisë në Britani, Mike Lynch

admin

Izraeli liron 35 të burgosur palestinezë në Gaza

RTI