Akti ligjor përmes së cilit edhe ligjërisht Kosovës i liberalizohen vizat është nënshkruar.
Kështu ka bërë të ditur raportuesi për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten.
“Më në fund, para gjysmë ore ligji është nënshkruar nga presidenti i Parlamentit dhe përfaqësuesi i presidencës suedeze. Ajo i lejon qytetarët e Kosovës të udhëtojnë më në fund pa viza në BE. Ata nuk janë më të fundit në Ballkanin Perëndimor që po presin heqjen e regjimit të vizave”, tha ai në një konferencë për media.