RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë e re të udhëhequr nga Hristijan Mickoski

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-zgjodhi-qeverine-e-re-te-udhehequr-nga-hristijan-mickoski

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër zgjodhi Qeverinë e re të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.

Sipas ligjeve, për të zgjedhur Qeverinë e re nevojiten votat pro të shumicës së numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra të paktën 61 nga gjithsej 120 deputetë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca plenare nisi dje dhe debati mund të zgjaste maksimumi dy ditë.

Në përfundim e sipër të debatit, deputetët opozitarë nga “Fronti Europian”, i cili fitoi 18 mandate, u larguan nga seanca dhe nuk morën pjesë në votim, duke akuzuar qeverinë e re se nuk ka legjitimitetin e pakicave etnike.

Partia më e madhe opozitare, LSDM, kryesisht kritikoi se premtimet parazgjedhore nuk janë përfshirë në programin e qeverisë, por edhe se qeveria e re mund të dëmtojë pozitën ndërkombëtare të vendit duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare të arritura me vendet fqinje.

Kryeministri i sapozgjedhur, në fjalën e tij para deputetëve pak para votimit, falënderoi të gjithë deputetët për kritikat e tyre, duke shtuar se qytetarët janë ngopur me akuzat ndërpolitike.

“Nevojitet punë, përkushtim, përgjegjësi dhe projekte konkrete. Unë këtë e premtoj sërish këtu sot para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe të gjitha institucionet do të punojnë dhe krijojnë për qytetarët. Qytetarët kanë nevojë për fokus në problemet dhe sfidat e tyre reale”, tha Mickoski.

– Vetëm tri femra në përbërjen e re qeveritare

Qeveria e re do të ketë gjithsej 24 anëtarë, duke përfshirë kryeministrin dhe pesë zv/kryeministrat. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga VLEN dhe dy nga Lëvizja ZNAM. Në përbërjen e re qeveritare do të ketë vetëm tre femra.

Këta janë anëtarët e Qeverisë së re:

Kryeministër: Hristijan Mickoski

Zv/kryeministër dhe ministër i Transportit: Aleksandar Nikolovski.

Zv/kryeministër dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti.

Zv/kryeministër i ngarkuar për qeverisje të mirë: Arben Fetai.

Zv/kryeministër për Sistemin Politik: Lupço Dimovski.

Zv/kryeministër dhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve: Ivan Stoilkoviq.

Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajlovski.

Ministre e Financave: Gordana Dimitrieska Koçovska.

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mucunski.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski.

Ministër për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital: Stefan Andonovski.

Ministër i Sportit: Borko Ristovski.

Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: Sanja Bozhinovska.

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave: Cvetan Tripunovski.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Lutkov.

Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski.

Ministre e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska.

Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari.

Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Fatmir Limani.

Ministër i Çështjeve Evropiane: Orhan Murtezani.

Ministër i Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi.

Ministër i Administratës Publike: Goran Minçev.

Ministri i Drejtësisë: Igor Filkov.

Ministër pa portofol, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e “Dekadës së Romëve”: Shaban Saliu.

Related posts

Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

rezart morina

Një tjetër valë e të nxehtit godet Spanjën

admin

Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes marrin vendim për vazhdimin e sulmeve kundër Gazës

rezart morina