RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nënshkruhet marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

nenshkruhet-marreveshja-me-italine-per-sigurimet-shoqerore,-perfitojne-mbi-500-mije-shqiptare

Shqipëria dhe Italia arritën sot marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Në fjalën e rastit pas nënshkrimit të marrëveshjes, Tajani theksoi se finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen.

“Një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kishte rreth 15 vite që prisnim këtë firmë që garanton të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri apo të punonjësve shqiptarë në Itali për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët i Tiranës dhe Romës, ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen”, tha ministri Tajani.

Ministri Hasani, në fjalën e tij, e cilësoi nënshkrimin e marëveshjes një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë: Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kroacia dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Italia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë dhe Francën.

Related posts

Britania, luftë “trafikantëve të Tik Tok-ut

admin

68 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 33.797 shifra e përgjithshme

admin6

Kurti pas takimit me Stoltenberg, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

admin