Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ai i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Selmo Cikotiq, nënshkruan sot në Sarajevë Marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e të dhënave sekrete që ka të bëjë me marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë, kurse në nënshkrim morën pjesë kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, dhe anëtarët e Presidencës Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.
Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit Turqi-BeH.