RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëntë barnatore u gjobitën sivjet pasi iu gjetën barna ilegale me origjinë nga Serbia

nente-barnatore-u-gjobiten-sivjet-pasi-iu-gjeten-barna-ilegale-me-origjine-nga-serbia

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë barnatore për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte medicinale ilegale me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektorat kishte evidentuar 69 raste të tilla. Përveç kësaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar medikamente me origjinë serbe në vlerë mbi 116 mijë euro nga janari deri në qershor të vitit 2024.

Se barnat ilegale me origjinë serbe janë të pranishme në tregun farmaceutik kosovar e pohojnë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK).

Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka njoftuar për KosovaPress, se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, në 14 farmaci janë hasur produkte ilegale, nga të cilat 9 ishin me origjinë serbe. Gjithashtu, janë evidentuar 6 farmaci që ushtronin veprimtari të paligjshme me produkte farmaceutike, ku 4 prej tyre ndodhen në veri të Republikës së Kosovës.

“Gjatë vitit 2023, Inspektorati Farmaceutik ka shqiptuar gjithsej 249 gjoba. Këto gjoba janë shpërndarë për shkelje të ndryshme, duke përfshirë: staf joprofesional, barna ilegale, subjekte ilegale, administrim të recetës, administrim të banderolës, SPO etj. Gjatë vitit 2023 janë identifikuar 87 subjekte që tregtojnë produkte ilegale dhe 4 subjekte që kanë ushtruar veprimtari ilegale. Në databazën e Inspektoratit Farmaceutik janë evidentuar 69 subjekte që kishin produkte me origjinë nga Serbia. Ndërsa, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, 14 subjekte janë hasur me produkte ilegale, prej të cilave 9 subjekte kishin produkte medicinale me origjinë serbe. Po ashtu, 6 subjekte janë hasur duke ushtruar veprimtari ilegale me produkte farmaceutike, prej të cilave 4 janë në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Po ashtu, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës të vitit 2023, janë zbuluar 20 raste të mosdeklarimit të barnave me origjinë serbe në brezin kufitar dhe pikat e kalimit kufitar.
Dogana ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ka identifikuar shtatë raste të ngjashme.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se vlera e barnave me origjinë serbe të konfiskuara nga janari deri në qershor të këtij viti, është mbi 116 mijë euro, ndërsa gjatë gjithë vitit 2023, kjo vlerë ishte afërsisht 91 mijë euro.

“Gjatë vitit 2023 kemi pasur 20 raste të zbuluara të barnave të kontrabanduara të cilat janë zbuluar si: përgjatë brezit kufitare, pastaj ka pasur raste duke tentuar te futen edhe përmes Pike Kalimit Kufitare duke mos i deklaruar ato…Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ka pasur 7 raste të zbuluara të barnave në formë dhe mënyrë të përshkruara si me lartë për vitin 2023. Barna e kontrabanduara janë të të gjitha llojeve pa përjashtim”, thuhet në përgjigjen e Doganave të Kosovës.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha thotë se është një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale në tregun farmaceutik të Kosovës. Ai ka folur për faktorët që po ndikojnë.

“Ka, një numër të konsiderueshëm të barnave ilegale që është në tregun farmaceutik. Mirëpo, e gjithë kjo vjen si pasojë e disa faktorëve. Faktori i parë është që ende nuk është futur në fuqi ligji për çmimin e barnave, sepse në momentin që futet ky ligj, atëherë në mënyrë automatike do të stabilizohet tregu…Pastaj është edhe udhëzimi administrativ pa paralele. Ky udhëzim pa paralele që është bërë në mënyrë shumë të shpejt nga Ministria e Shëndetësisë e ka dëmtuar goxha shumë pjesën e tregut, për shkak se i kufizon shumë distributor apo qarkullues me shumicë që të veprojnë për shkak se e kanë numrin e kufizuar se brenda një viti sa ilaçe duhet të sillen. Kështu që, sa më shpejt të jetë e mundur ky udhëzim administrativ të eliminohet dhe të vazhdojë sikur që ishte më parë”, potencon Haxhijaha. /kosovapress

Related posts

Pantiq, Millenkoviq e dy të tjerët dalin para gjykatës, akuzohen për terrorizëm

admin6

Sondazh: Rritet mbështetja për partinë ekstremit të djathtë AfD në Gjermani

admin

Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

admin