RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 27.585 palestinezë

nga-fillimi-i-sulmeve-izraelite-ne-rripin-e-gazes-jane-vrare-te-pakten-27.585-palestineze

Të paktën 27.585 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës të bllokuar që nga fillimi i sulmeve izraelite, duke përfshirë të paktën 107 të vrarë në 24 orët e fundit, raporton Anadolu.

Prej 123 ditësh Izraeli po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, ku banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat elementare të jetës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kryen 12 masakra të tjera në 24 orët e fundit, duke vrarë të paktën 107 palestinez dhe plagosur 143 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 27.585 dhe numri i të plagosurve në 66.978.

Në deklaratë thuhet se trupat e viktimave ende gjenden nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk po mund të arrijnë deri tek to për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës.

Related posts

Nëntë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

admin

Asnjë serbë i dënuar për dhunim seksual gjatë vitit të kaluar

admin

OKB: Refuzimi i qasjes nga Izraeli pengon dërgesat humanitare

rezart morina