RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të shtëna me armë pranë Pallatit të Drejtësisë në Stamboll – VIDEO

te-shtena-me-arme-prane-pallatit-te-drejtesise-ne-stamboll-–-video

Dy terroristë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 persona të tjerë përfshirë 3 policë janë plagosur si pasojë e tentativës për sulm ndaj pikës së kontrollit pranë Gjykatës së Stambollit në Turqi, raporton Anadolu.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në postimin e tij në rrjetet sociale njoftoi se ka pasur një tentativë për sulm pranë Pallatit të Drejtësisë në Çağlayan të Stambollit.

Në incident, sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 2 sulmues, kurse 6 persona të tjerë përfshirë 3 policë janë plagosur.

“I përgëzoj policët tanë heronj. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Do të vazhdojmë të ndajmë zhvillimet me publikun”, shkroi ministri Yerlikaya.

Të plagosurit efektivë të policisë dhe qytetarët janë dërguar në spital nga ekipet mjekësore që kanë mbërritur në vendngjarje. Mësohet se gjendja e përgjithshme shëndetësore e të plagosurve është e mirë.

Gjatë hetimeve u konstatua se sulmuesit e neutralizuar ishin Pınar Birkoç dhe Emrah Yayla, anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C.

Njëri nga sulmuesit që u arratis pas incidentit, është kapur i plagosur.

Momenti i sulmit terrorist në fjalë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së gjykatës.

Pas njoftimit rreth incidentit, shumë ekipe policore dhe mjekësore u dërguan në zonë.

Related posts

BE: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje politike afatgjatë

admin

U hap muzeu i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Bubavec

admin

Termocentrali i vetëm i Gazës tani është jashtë funksionit

rezart morina