Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të veprave “Fajde dhe Detyrim”.
Në njoftimin e Gjykatës, bëhet e ditur se ndaj dy të pandehurve M.SH dhe E.Sh u është caktuar masa e paraburgimit për nga një muaj.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe ekziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që ti ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për ti fshehur dhe asgjësuar provat”, thuhet në njoftim.