RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, personi që ngjan me Muammar Gaddafin tërhoqi vëmendjen e qytetarëve

libi,-personi-qe-ngjan-me-muammar-gaddafin-terhoqi-vemendjen-e-qytetareve

Në rrugët e qytetit Beni Walid, në veriperëndim të Libisë, një person që i ngjan shumë liderit të rrëzuar libian Muammar Gaddafi tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, raporton Anadolu.

Një person, emri i të cilit nuk dihet, po lëvizte me makinë nëpër rrugët e qytetit Beni Walid duke përshëndetur qytetarët, të cilët iu përgjigjën. Një numër i madh i tyre iu afruan makinës për të bërë një foto së bashku. I veshur në mënyrë të ngjashme si Gaddafi, ky person shkaktoi vëmendjen e publikut.

Libia e pasur me naftë ka qenë skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë dhe trazirave që nga viti 2011, kur sundimtari i gjatë Muammar Gaddafi u rrëzua dhe u vra pas katër dekadash në pushtet.

Related posts

Itali, 7 persona të zhdukur pasi një varkë u fundos për shkak të stuhisë

admin

I riu shqiptar kapet me miliona euro kokainë në Itali!

Muhamet Ramadani

Gjermania, Franca dhe Spanja marrëveshje për sistemin ajror luftarak

admin