RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis takimi mes Kurtit e Vuçiqit

nis-takimi-mes-kurtit-e-vuciqit

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiq si dhe ndërmjetësuesve të BE-së, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell.
Takimi trilateral vjen pasi edhe Kurti edhe Vuçiq patën takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë, shkruan lajmi.net.

Në takimin trilateral, mirëpo edhe në ato paraprake, tema kryesore në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në vendin po mbahet takimi është emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të zgjas deri në orët e mbrëmjes.

Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media nga Borrell, dhe veçmas nga Kurti e Vuçiq.

Related posts

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë

RTI

Varhelyi: Mirëpres propozimin e KE-së për zgjerimin e BE-së deri në 2030

admin

Scholz: Armët e furnizuara nga Gjermania nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus

admin