RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nisen 3 anije të tjera nga Ukraina që transportojnë misër – VIDEO

nisen-3-anije-te-tjera-nga-ukraina-qe-transportojne-miser-–-video

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se nga Ukraina janë nisur edhe tri anije me flamur të Panamasë, Maltës dhe Turqisë që transportojnë misër

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se nga Ukraina janë nisur edhe tri anije me flamur të Panamasë, Maltës dhe Turqisë që transportojnë misër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga porti i Odesës është nisur anija “Navistar” me flamur të Panamasë e ngarkuar me 33 mijë tonë misër dhe e cila do të shkojë nga Ukraina në Irlandë. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit në veri të Stambollit.

Anija e dytë është nisur nga porti Chernomorsk me 13 mijë tonë misër për në Britani të Madhe. Po ashtu edhe lundrimi i anijes “Rojen” me flamur të Maltës po monitorohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.

Anija ma flamur turk “Polarnet” që ndodhej në pritje në portin Chernomorsk të Ukrainës u nis për në rajonin turk Karasu. Anija është ngarkuar me 12 mijë tonë misër dhe para se të mbërrijë në Karasu do t’i nënshtrohet inspektimit nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në veri të Stambollit.

Bëhet e ditur se nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit ka filluar inspektimi për anijen pa ngarkesë “Fulmar S” me flamur të Barbadosit e cila është ankoruar në veri të Stambollit për të shkuar drejt portit Chernomorsk për t’u ngarkuar me drithë. /aa

 

 

Related posts

“E pastrova nderin tim”- Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokën nusen 25-vjeçare në Stamboll, dyshonte se tradhtonte djalin! Pas krimit, gruaja pret policinë duke pirë cigare

admin

Bom’bardimet iz’raelite vr’asin të paktën 16 veta në Ga’za

admin

“Ia kam bërë të qartë që nuk do kenë mbështetjen tonë!”- Biden paralajmëron Izraelin: Do ndalojmë furnizimin me armë nëse pushtojnë Rafahun

admin