RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk bën thirrje për vazhdimin e bisedimeve në Stamboll për luftën Rusi-Ukrainë

kryediplomati-turk-ben-thirrje-per-vazhdimin-e-bisedimeve-ne-stamboll-per-luften-rusi-ukraine

Turqia beson se vazhdimi i procesit të zhvilluar përmes bisedimeve të Stambollit për luftën Rusi-Ukrainë do të ishte shumë i dobishëm, tha sot ministri i Jashtëm Hakan Fidan, transmeton Anadolu.

“Unë besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e Stambollit të ndërmjetësuara nga Turqia për luftën Rusi-Ukrainë të vazhdojnë nën të njëjtën kornizë”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Kiev me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

Fidan paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit më tej në Detin e Zi.

“Ne nuk duam që lufta të bartet në Detin e Zi”, tha ai duke shtuar se “Synimi i porteve, cisternave dhe anijeve të peshkimit në Detin e Zi dhe vënia në rrezik e jetës së civilëve nuk mund të justifikohet”.

Më tej, Fidan foli edhe lidhur me garancitë e sigurisë në Detin e Zi, duke shtuar se Turqia ka rënë dakord të udhëheq komponentin detar të garancive të sigurisë së Detit të Zi dhe është “në të njëjtën anë me aleatët e saj për këtë çështje”.

Related posts

Opozita kritikon punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti: Kosova po zbrazet

Muhamet Ramadani

Turqia kërkon mbështetje nga aleatët e NATO-s në luftën kundër grupeve terroriste

admin

Kërcënimet e Serbisë për destabilizim pas vendosjes së reciprociteti, Kurti: Nuk jam votuar për ta bërë komentatorin e deklaratave të Beogradit

admin