RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një delegacion i Huthive takohet me përfaqësues të Arabisë Saudite

nje-delegacion-i-huthive-takohet-me-perfaqesues-te-arabise-saudite

Rebelët e Jemenit, Huthit të mbështetur nga Irani, bënë të ditur së një delegacion i tyre u takua me përfaqësues të Arabisë Saudite, ku u trajtuan “pengesat më të rëndësishme” në lidhje me udhërrëfyesin e paraqitur nga OKB-ja për zgjidhjen e krizës aktuale, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën saudite “Al-Sharq Al-Awsat”, zëdhënësi i Huthive, Mohammed Abdul-Salam tha se situata në Jemen “po shkon mirë, që nga fillimi i armëpushimit të OKB-së në prill 2022, që korrespondon me muajin e Ramazanit në atë kohë dhe përmes diskutimeve me palën saudite nën sponsorisimin e Omanit”.

“Udhërrëfyesi përfshinte shqetësimet e të gjithëve dhe theksoi nevojat urgjente humanitare për popullin jemenas”, tha Abdul-Salam duke shtuar se kjo do të ketë “ndikim të rëndësishëm pozitiv në pjesën tjetër të çështjeve, veçanërisht në dialogun politik”.

Në dhjetor 2023, i dërguari i OKB-së në Jemen, Hans Grundberg njoftoi angazhimin e qeverisë jemenase dhe grupit Huthi për një sërë masash për një armëpushim “gjithëpërfshirës” në të gjithë vendin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, brenda një udhërrëfyesi për të zgjidhur krizën e Jemenit.

Jemeni është zhytur në dhunë që nga viti 2014 kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit nga qeveria jemenase e mbështetur nga Arabia Saudite. Konflikti në Jemen, megjithatë, ka filluar të de-përshkallëzohet më shumë se një vit më parë.

Lidhur me krizën e Detit të Kuq, Abdul-Salam i tha gazetës se “operacionet ushtarake në Detin e Kuq që synojnë anijet izraelite që shkojnë në Izrael vazhdojnë dhe do të vazhdojnë deri në fund të agresionit në Rripin e Gazës si dhe heqjen e rrethimit që do të sjellë ndihmë në Rripin e Gazës”.

“Jemi duke shkëmbyer pikëpamjet me komunitetin ndërkombëtar, nën kujdesin e vëllezërve në Sulltanatin e Omanit”, shtoi zëdhënësi. Tensionet janë përshkallëzuar në Detin e Kuq mes sulmeve të Huthive ndaj anijeve tregtare që pretendohet se kanë lidhje me Izraelin.

Huthit thonë se sulmet e tyre kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Izraelin që të ndalojë sulmet e tyre shkatërruese në Rripin e Gazës, duke çuar që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të nisin sulme ajrore kundër objektivave të Huthive brenda Jemenit.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

Related posts

Palestinezët falin namazin e xhumasë mbi rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Gaza

Muhamet Ramadani

Qindra ekstremistë të djathtë të kërkuar për arrestim në Gjermani

admin

Kolonë izraelitë organizojnë marshim provokues dhe mbyllin lagje në lindje të Hebronit

admin