RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meta ndalon llogaritë e Ayatollah-ut të Iranit në Facebook dhe Instagram

meta-ndalon-llogarite-e-ayatollah-ut-te-iranit-ne-facebook-dhe-instagram

Meta ka ndaluar të gjitha llogaritë në Facebook dhe Instagram të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei, transmeton Anadolu.

“Ne i kemi hequr këto llogari për shkelje të vazhdueshme të politikës sonë të Organizatave dhe Individëve të Rrezikshëm”, njoftoi Meta.

Derisa Meta nuk citoi në mënyrë specifike luftën Izrael-Hamas në ndalimin e llogarive të Khamenei-t në Facebook dhe Instagram, gjiganti i mediave sociale ka qenë nën presion për të ndërmarrë veprime kundër llogarive që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, kur Tel Avivi tha se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Khamenei shprehu mbështetjen e tij për sulmin e Hamasit, megjithëse mohoi përfshirjen e Iranit.

Lideri iranian gjithashtu ka miratuar publikisht hakmarrjen palestineze kundër sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza, si pasojë e të cilave deri më tani janë vrarë të paktën 27.840 palestinezë.

Përveç kësaj, ai ka mbështetur Iranin për 35 vjet ndërsa kishte 5 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

“Në përpjekje për të parandaluar dhe prishur dëmtimin e botës reale, ne nuk lejojmë që organizatat apo individët që shpallin një mision të dhunshëm ose janë të përfshirë në dhunë të kenë prani në platformat tona”, thuhet në politikën mbi të cilën Meta bazoi vendimin e saj.

Kompania tha se do të “heq glorifikimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e organizatave dhe individëve të ndryshëm të rrezikshëm”.

Khamenei ende ka llogari të mediave sociale në platformën X të Elon Musk-it me 1 milion ndjekës.

Related posts

Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjatë

admin

Për të shtëna në ahengje në korrik u arrestuan 42 persona, u konfiskuan 46 armë

admin

Polonia e thërret ambasadorin izraelit për shkak të një postimi në rrjetet sociale

Muhamet Ramadani