RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një ditë para vendosjes së reciprocitetit, në veri lëshohet alarmi që shërben për grumbullimin e serbëve

nje-dite-para-vendosjes-se-reciprocitetit,-ne-veri-leshohet-alarmi-qe-sherben-per-grumbullimin-e-serbeve

Sirena të alarmit janë dëgjuar pak më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sirenat e alarmit ishin tejet të zhurmshme, teksa qytetarët janë shprehur të shqetësuar.

Sipas raportimeve të para, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka deklaruar se për momentin nuk janë në dijeni për diçka që mund të ketë ndodhur në pjesën veriore të veriut, përpos sirenave të cilat janë dëgjuar edhe nga vetë ai.

Ndryshe ky alarm është lëshuar një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit të Kosovës për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Ky alarm ndryshe thuhet se në serbisht njihet si “Usbuna” dhe shërben për grumbullimin e qytetarëve serb në Mitrovicën veriore.

Pak më parë, shefi i të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Related posts

Ambasada konfirmon: Deri më tani, tre nga katër viktimat në Austri janë shtetas të Kosovës

Irfan Jahiu

Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së

Muhamet Ramadani

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” nderon me mirënjohje Bashkësinë Islame të Kosovës

Kushtrim Guraj