RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Marina ruse do të marrë raketa hipersonike

putin:-marina-ruse-do-te-marre-raketa-hipersonike

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se marina ruse do të marrë raketa lundrimi hipersonike “Zircon”, brenda disa muajve të ardhshëm.

Duke folur para turmave në Shën Petersburg në Ditën vjetore të Marinës së Rusisë, Putin i shpalli raketat si unike dhe tha se vendosja e tyre do të varet nga interesat ruse, raportoi Sky News të dielën.

“Dorëzimi i këtyre raketave, forcave të armatosura, ruse do të fillojë në muajt e ardhshëm”, tha ai.

Udhëheqësi rus vlerësoi gjithashtu Carin Pjetrin e Madh që e bëri Rusinë një fuqi të madhe detare dhe tha se Rusia kishte nënshkruar sot një doktrinë të re që shpjegon interesat ekonomike kombëtare.

Armët hipersonike mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit, dhe Rusia ka kryer testime të mëparshme të Zirkonit nga anijet luftarake dhe nëndetëset gjatë vitit të kaluar. /koha

Related posts

SHBA, ceremoni përkujtimore për gazetaren palestineze Abu Akleh, e cila u vra nga ushtarët izraelitë

Muhamet Ramadani

VIDEO+FOTO/Lufta kthen Dubain në një “qytet fantazmë”, tani aty bëjnë plazh vetëm… devetë! Dikur plotë me të pasur dhe influencues, sot të shkreta nga frika e raketave e dronëve

admin

Turqia thirrje Libisë dhe Egjiptit që të nisin dialogun për kufirin detar “sa më shpejt të jetë e mundur”

admin