RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Një grua shpëtohet në Turqi pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese

nje-grua-shpetohet-ne-turqi-pas-222-oreve-nen-rrenojat-e-nje-ndertese

Një grua 42-vjeçare është shpëtuar pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese të shembur gjatë tërmetit katastrofal që goditi Turqinë të hënën e kaluar.

Gruaja u nxor nga rrënojat në Kahramanamaras, provincën ku ishte epiqendra e tërmetit 7.8 ballë Rihter që dridhi Turqinë e Sirinë.

Ekipet nga perëndimi i Turqisë kanë identifikuar shenja jete dhe shpëtuam Melike Imamoglun.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se më tepër se 35 mijë persona kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit. Kjo e bën tërmetin më vrasës të Turqisë në 100 vjetët e fundit.

Derisa numri i të vdekurve me shumë gjasë pritet të jetë dukshëm më i madh, shumë të mbijetuar kanë mbetur të pastrehë, dhe ata po kanë telashe për të siguruar gjërat bazike.

Presidenti turk ka thënë se më tepër se 13 mijë persona janë ende duke u trajtuar në spitale.

Shumë në Turqi kanë fajësuar kualitetin e ndërtimit për shkatërrimin e madh, dhe autoritetet po vazhdojnë të shënjestrojnë kontraktuesit që pretendohet se kanë lidhje me ndërtesat e shembura.

Në Adiyaman të martën, një grua 77-vjeçare u shpëtua nën rrënoja pas tërmetit. /koha

Related posts

Izrael – Dhjetëra mijëra protestues kundër reformës në drejtësi

admin

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shqiptare vizituan ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh

RTI

Operacion i gjerë policor, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

admin