Në Kosovë në 24 orët e fundit është raportuar për një rast me fatalitet si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 1332 raste të reja pozitive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se rastet e reja janë nga testimi i 3423 mostrave, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 38.91 për qind.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1605 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.410.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 120 vaksina anti-COVID.
Numri total i vaksinave të administruara ka arritur në 1.834.241. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 824.184 qytetarë, me tri doza janë 104.603 qytetarë ndërsa me katër 1352.