Një mjet fluturues pa pilot i forcave detare të Turqisë ka regjistruar se si pala greke në Detin Egje i kthen migrantët e padeklaruar në ujërat turke
Një mjet fluturues pa pilot i forcave detare të Turqisë ka regjistruar se si pala greke në Detin Egje i kthen migrantët e padeklaruar në ujërat turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka lëshuar një njoftim lidhur me këtë rast.
“Mjeti pa pilot i forcave detare regjistroi se më 9 gusht të vitit 2022, Roja bregdetare e Greqisë, në lindje të ishullit Samos, në Detin Egje, po kthente migrantë të padeklaruar me një gomone në ujërat turke”, thuhet në njoftim.
Thuhet se rojet bregdetare turke janë njoftuar menjëherë për rastin dhe se migrantët kanë shpëtuar.
Janë publikuar edhe pamjet e regjistruara nga mjeti ajror pa pilot. /aa