Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit një muaj kundër të pandehurit F.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I. gjendet në liri ekziston rreziku, se i njëjti mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.
Po ashtu gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikojë tek i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.