RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një polic humb jetën dhe një tjetër lëndohet rënd në aksident trafiku

nje-polic-humb-jeten-dhe-nje-tjeter-lendohet-rend-ne-aksident-trafiku

Një polic ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, pasi janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Rogovivë të Kamenicë.

Këtë e ka bërë të ditur për Lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë ai.

Sipas Hashanit, në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani.

Related posts

Erdoğan: NATO për herë të parë regjistroi grupet PKK/PYD/YPG dhe FETO si terroriste

admin

Azerbajxhani instalon spital fushor për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin

Përshkallëzimi i konfliktit mes Hezbollahut e Izraelit, Britania e Madhe dërgon 5 milionë paund fonde emergjente në Liban

admin