RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një restorant në Paris akuzohet për ndarjen e klientëve sipas ngjyrës së lëkurës

nje-restorant-ne-paris-akuzohet-per-ndarjen-e-klienteve-sipas-ngjyres-se-lekures

Një restorant në Paris është akuzuar se ka ndarë mysafirët jo të bardhë nga ata të bardhë, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Restoranti CoCo ka ulur një klient të ri me origjinë aziatike në një tavolinë në katin e sipërm, siç tregohet nga një video që klienti filmoi në fillim të këtij muaji dhe e postoi në TikTok.

Kur i riu u ul, ai vuri re se të gjithë klientët jo të bardhë të restorantit, duke përfshirë klientët e zi dhe ata me origjinë nga Afrika e Veriut dhe Azia, po hanin pikërisht aty.

Më pas ai filmoi katin e parë për të konfirmuar vëzhgimet e tij.

“Shikojeni këtë, vetëm të bardhë, të bardhë të bardhë, të gjithë të bardhë”, tha ai, duke krahasuar katin përdhes me atë ku ishte ulur.

David Guiraud, deputet i parlamentit, u ka drejtuar një deklaratë pronarëve të restorantit duke kërkuar shpjegim.

“Këto klipe ju akuzojnë për ndarjen e mysafirëve bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre: kryesisht njerëzit që konsiderohen të bardhë hanë në katin e parë, ndërsa njerëzit që konsiderohen të zinj, arabë ose aziatikë ulen kryesisht në katin e sipërm”, ka thënë Guiraud.

Deputeti ka shtuar se ka lajmëruar prokurorinë e Parisit, duke thënë se nëse vërtetohet, një diskriminim i tillë mund të çojë në një dënim me pesë vjet burg dhe gjobë prej 75 mijë eurosh.

Related posts

Merr fund grushti i shtetit? Mediat ruse: Lukashenko ndërhyn mes Prigozhin dhe Putin, arrihet marrëveshja

rezart morina

Përfundon seanca ndaj të arrestuarve për sulmin në veri

rezart morina

Kanali i Panamasë ‘në gjunjë’ për shkak të thatësirës: mbi 200 anije të bllokuara

rezart morina