Një stuhi e fortë ka goditur të shtunën pasdite Sarajevën dhe disa rrugë janë përmbytur.
Reshjet e forta janë përcjellë me rrëqethje të forta ere dhe bubullima, transmeton Klix.ba.
Stuhia ka bërë të vështirë për këmbësorët, por edhe për makinat.
Temperatura ra me dhjetë gradë në një kohë të shkurtër dhe rrebeshi i dendur zgjati rreth gjysmë ore.