RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit, Katz: Nuk do të tërhiqemi plotësisht nga Gaza

ministri-izraelit,-katz:-nuk-do-te-terhiqemi-plotesisht-nga-gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha se ata nuk do të tërhiqen nga i gjithë Rripi i Gazës dhe do të rivendosen në Gazën veriore në një kohë të përshtatshme, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, Katz mori pjesë në festën që shënonte ndërtimin e 1.200 shtëpive të reja në tokën palestineze të sekuestruar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Katz tha se Izraeli nuk do të tërhiqet plotësisht nga Gaza pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit. Në kundërshtim me deklaratat e mëparshme nga qeveria izraelite pas armëpushimit, Katz tha se ata do të vazhdojnë pushtimin në disa pjesë të Gazës.

“Kur të vijë koha, ne do të krijojmë stacione policore në Gazën veriore për të zëvendësuar vendbanimet e evakuuara (të paligjshme hebraike). Ne do ta bëjmë këtë në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur”, shtoi ai.

Faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin kërkon që ushtria izraelite të largohet nga të gjitha zonat e Gazës. Izraeli pushtoi Rripin e Gazës në betejën e njohur si “Lufta gjashtëditore” e vitit 1967.

Duke vazhduar pushtimin e tij, Izraeli ka sekuestruar tokën palestineze dhe ka ndërtuar vendbanime të paligjshme hebraike në shumë zona në Gaza. Këto vendbanime të paligjshme u evakuuan nga Izraeli në vitin 2005.

Disa shoqata dhe organizata, të mbështetura nga disa ministra në kabinetin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, mbështesin rindërtimin e këtyre vendbanimeve të paligjshme në Gaza dhe vendosjen e kolonëve izraelitë atje.

Related posts

Pacolli i reagon nga xhamia Saranda Bogujevcit: Nuk lindë e as nuk vdes asgjë pa lejen e Zotit

Muhamet Ramadani

Kryeministri polak bën thirrje për dialog me presidentin ukrainas mes mosmarrëveshjes për një njësi ushtarake

admin

Trump thotë se do të vendosë tarifa të reja prej 10 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme

Muhamet Ramadani