RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 18 të vdekur në një aksident me autobus në Pakistan

te-pakten-18-te-vdekur-ne-nje-aksident-me-autobus-ne-pakistan

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar të dielën në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion dhe mori flakë, thanë autoritetet vendore.

Autobusi u përplas me një kamion të parkuar në skaj të një autostrade në provincën lindore, Punjab, në orët e hershme të mëngjesit së 20 gushtit.

“Të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në aksident”, tha Zaigham Ali, zyrtar i policisë lokale.

Autobusi ishte duke i bartur rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad.

“Autobusi i pafat… u përplas me një kampion të vogël që ishte i mbushur me tri rezervuare të vogla karburant rreth orës 04:30”, tha shefi i Policisë në Punja, Fahad Ahmad.

“Kamioni dhe autobusi morën flakë menjëherë dhe shoferi i kamionit vdiq në vend”, shtoi ai.

Ai tha se 17 persona u lënduan rëndë dhe u dërguan ne spital. Druhet se numri i viktimave do të rritet për shkak të gjendjes së rëndë të të lënduarve.

Aksidentet fatale rrugore janë të zakonshme në Pakistan, ku rregullat e trafikut respektohet rrallëherë dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe.

Më shumë se 40 persona humbën jetën në janar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një përroskë dhe u kaplua nga flaka në provincën jugore të Pakistanit, Balochistan.

Related posts

Pagesat rrugore RMV- Serbi me një kartë të përbashkët, Bërnabiq dhe Kovacevski e vazhdojnë “Ballkanin e Hapur

rezart morina

NATO synon 40 miliardë euro ndihma çdo vit për Ukrainën, ja çfarë i tha Stoltenberg vendeve anëtare

admin

Belgjika: Armët që i kemi dhënë Ukrainës të përdoren për vetëmbrojtje jo për sulme kundër Rusisë

admin