RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rreth 120 persona helmohen në Han të Elezit, shkaktar dyshohet të jetë uji i pijshëm

rreth-120-persona-helmohen-ne-han-te-elezit,-shkaktar-dyshohet-te-jete-uji-i-pijshem

Rreth 120 persona janë paraqitur si të helmuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Komunës e Hanit të Elezit.

Mjeku kujdestar Ardit Gola për Telegrafin e konfirmoi rastin duke theksuar se rastet kanë filluar të paraqiten në spital nga ora 08:00 të së dielës dhe po vazhdon edhe gjatë ditës së sotshme.

Sipas Golës, pacientët janë paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishin vjellje, diarre dhe temperaturë.

“Rreth 120 pacientë janë paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Hanit të Elezit gjatë ditës së diele, prej orës 08:00 deri në ora 12:00 të mes ditës kishte fluks të fëmijëve që u paraqitën, kurse gjatë ditës u shtua fluksi i pacientëve të rritur. Simptomat e tyre ishin vjellje, diarre dhe temperaturë gjithashtu”, tha për Telegrafin mjeku Gola.

Ai ka shtuar se dyshimet janë që këta persona kanë mundur të helmohen nga uji i ujësjellësit të pakontaminuar në Komunën e Kaçanikut.

Kjo pasi edhe në këtë komunë që nga e hëna e javës së kaluar rreth 300 qytetarë kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi për Telegrafin kishte thënë se disa qytetarë tash e disa ditë janë me simptoma të helmimit; diarre dhe të vjella.

Ilazi pati shtuar shtoi se mostrat e ujit të dyshuar për këtë helmim i kishin dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe se sipas rezultateve, uji është i pijshëm. Për shkak të simptomave që dyshohet të jenë nga helmimi me ujë të pijshëm.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e kishte hedhur poshtë këtë deklaratë të tij duke deklaruar se nga mostrat e ujit të marra nga analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.

Related posts

Kurti për zgjedhjet në veri: I organizuam për faktorin ndërkombëtar, tani hiqni masat

admin

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve

admin

Kurti i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo Kosova e Metohija

admin