RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Nuk parashihet të ketë stuhi në Kosovë, temperaturat në fundjavë deri në 36 gradë Celsius”

“nuk-parashihet-te-kete-stuhi-ne-kosove,-temperaturat-ne-fundjave-deri-ne-36-grade-celsius”

Përkundër se disa vende të Ballkanit u përfshin nga stuhi të fuqishme, në Kosovë nuk parashihet të ketë stuhi të paktën për gjatë këtyre ditëve.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë për Telegrafin se temperatura të larta pritet të ketë edhe gjatë fundjavës dhe ditëve në vazhdim.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm për shkak të këtyre masave ajrore të ardhura nga pjesa e Afrikës, të cilat do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë vikendit ,por edhe gjatë ditëve tjera të javës. Temperaturat minimale do të sillen nga 17-19 gradë Celsius ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 33 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius”, u shpreh ai.

Aliu theksoi se do të fryjë erë kryesisht nga veri-lindja dhe veri-perëndimi, do të jetë e lehtë deri mesatare.

Kurse, sa i përket stuhive, Aliu tha se nuk parashihet te këtë.

“Stuhitë shfaqen kur kemi ndryshim të temperaturave dhe presionit atmosferik. Stuhi nuk parashihet të kemi të paktën këtyre ditëve, mirëpo parashikimet zakonisht bëhen dy tri orë më herët dhe ATO shikohen në radar, por shteti jonë nuk ka radar dhe ne bazohemi në presionin atmosferik dhe ndryshimin e temperaturave”, bëri të ditur ai.

Ndryshe, tash e disa ditë, Kosova është përfshi nga temperaturat e larta, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell dhe të respektojnë disa këshilla.

Related posts

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

RTI

Pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës janë goditur nga përmbytjet

rezart morina

Erdoğan: Po punojmë “ditë e natë” për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmetet

admin