RTV AHIRETI
Lajme

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 687

numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza-rritet-ne-687

Ministria e Shëndetësisë me qendër në Gaza ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 687, transmeton Anadolu.

Ministria njoftoi se numri i të vdekurve përfshin 140 fëmijë dhe 105 gra, ndërkohë numri i të plagosurve nga sulmet izraelite është rritur në 3.726.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza tha se ushtria izraelite ka “intensifikuar agresionin e saj”, duke kryer qindra bastisje.

Ministria konfirmoi se objektivat izraelite në Gaza ishin ndërtesat e banimit dhe objektet publike, përfshirë xhamitë.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, konfirmoi se ka goditur mbi 500 objektiva gjatë sulmeve të natës në Gaza, të cilat siç pretenduan ata, ishin objektiva që i përkisnin grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Të shtunën, grupi i rezistencës Hamas me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve hebrej.

Ushtria izraelite në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, të paktën 900 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.600 të tjerë janë plagosur në luftime.

Related posts

Kryediplomati gjerman nuk sheh një fund të shpejtë të konfliktit me Iranin

Hevzi

KMDLNj kërkon nga ZRrE-ja kompensimin e 40 milionë eurove në tre muajt e parë

Muhamet Ramadani

Lavrov: Perëndimi nuk po respekton zotimin për eksportet ruse

admin