Të paktën 70 persona janë vrarë në Gaza në një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës.
Në një spital aty pranë, palestinezët bartën të vdekur dhe të plagosur, përfshirë fëmijë, pas sulmit vdekjeprurës në kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir el-Balah.
“Ne të gjithë ishim në shënjestër,” tha Ahmad Turokmani, i cili humbi disa anëtarë të familjes duke përfshirë vajzën dhe nipin e tij. “Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza, gjithsesi.”
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, Ashraf al-Qudra tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet me shumë njerëz të varrosur nën rrënoja.
“Ajo që po ndodh në kampin Maghazi është një masakër që po kryhet në një shesh banimi të mbushur me njerëz,” tha al-Qudra. /mesazhi
Over 70 Palestinians were killed by Israeli air strikes in Al Maghazi refugee camp, central Gaza. 24.12.23 pic.twitter.com/kucyCJ2DBv
— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) December 24, 2023